Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngrihet aktakuzë kundër një personi për krime lufte, akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e një tjetri

    Insajderi
    23 December 2024 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër V.N të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.

    Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në qytetin e Suharekës.

    Ai dyshohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer vrasjen e dy viktimave M.A dhe SH.A, si dhe plagosjen e të dëmtuarit SH.S.

    Në mbështetje të neneve 234 par.2 dhe 303 par.7 të KPP-së, Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që të mbaj gjykimin në mungesë për shkak se i pandehuri V.N është i pa arritshëm për organet e drejtësisë, kurse janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 234 i KPP-së, për ngritjen e aktakuzës në mungesë. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark