Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për shitje ilegale të biletave të festivalit “Sunny Hill” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngrihet aktakuzë ndaj dy personave për shitje ilegale të biletave të festivalit “Sunny Hill”

    Insajderi
    29 July 2025 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë dje ka ngritur aktakuzë ndaj R.G. dhe U.S. të njëjtit dyshohen se në cilësinë e punëtorëve gjatë festivalit “Sunny Hill” vitin e kaluar, kanë bërë shitjen e biletave në mënyrë ilegale, duke i shkaktuar festivalit dëm në shumën 2 mijë e 90 euro.

    Sipas aktakuzës, më 28 korrik 2024, në festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë, të pandehurit R.G. dhe U.S., gjatë kujdesit për interesat pasurore të të dëmtuarës- Festivalit “Sunny Hill”, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kanë keqpërdorur autorizimet e tyre si punëtorë të festivalit, derisa gjatë qëndrimit në hyrjen “VIP” të festivalit, duke qenë të obliguar të bëjnë skanimin e biletave, kanë bërë shitjen e tyre në mënyrë ilegale (shirita të dorës), raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Aktakuza thotë se i pandehuri R.G. nga shitja e 13 biletave të hyrjes “VIP” dhe 20 biletave të thjeshta, ka përvetësuar për vete shumën në vlerë prej 2 mijë e 40 euro, ndërsa i pandehuri U.S., nga shitja e një bilete, ka përvetësuar për vete shumën prej 50 euro.

    Me këtë rast, sipas aktakuzës, festivalit “Sunny Hill”- i përfaqësuar nga Visar Breznica, i kanë shkaktuar dëm material në vlerën prej 2 mijë e 90 euro.

    Dy personat po akuzohen se veç e veç kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit” nga neni 330, paragrafi 1 të Kodit Penal.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark