Ngrihet aktakuzë ndaj Popoviqit që e quajti UÇK'në “terroriste” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngrihet aktakuzë ndaj Popoviqit që e quajti UÇK’në “terroriste”

    Insajderi
    05 August 2025 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzën ndaj Igor Popoviqit, për veprën penale, “nxitja e përçarjes dhe e mosdurimit”.

    I pandehuri Popoviq, sipas Prokurorisë, akuzohet se me dashje dhe me qëllim ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mosdurim ndërmjet grupeve etnike, më datë 18.07.2025, rreth orës 12:00, në Rahovec.

    Sipas aktakuzës, Popoviq, që është ndihmësdrejtor i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, “ka mbajtur një fjalim publik, me të cilin i është drejtuar një mase të gjerë qytetarësh, ku ndër të tjera ka përdorur gjuhë me përmbajtje nxitëse dhe urrejtëse, duke thënë: ‘…Serbët kanë pësuar këtu në rajonin e Rahovecit, Metohisë, Kosovës e Metohisë, për shkak se janë vendas dhe i kanë rrënjët këtu dhe nuk lejojnë që dikush t’i shpallë okupatorë, ardhacakë dhe t’i përzë nga këtu, nga UÇK – organizatë terroriste’, dhe më pas ka vazhduar të bëjë thirrje drejtuar qytetarëve, duke deklaruar: ‘Neve na mbetet të jemi krenarë për trimërinë e viktimave dhe vëllezërve të mbetur këtu dhe të mëtojmë që Hoça e Madhe dhe Rahoveci të mbeten serbe…” .

    Me këto veprime, Prokuroria Speciale thotë se Igor Popoviq akuzohet se ka nxitur dhe thelluar mosbesimin dhe mosdurimin ndaj diversitetit etnik në Kosovë, si dhe ka cenuar bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

    “I.P. ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë. Në bazë të kësaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, krahas aktakuzës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë edhe marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, ka thënë PSRK-ja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark