×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Ngrihet në qiell mjeti më i madh fluturues në botë

    Insajderi
    19 August 2016 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Me 92 metra gjatësi dhe 45.5 metra gjerësi, ky është mjeti fluturues më i madh në planet. Airlander 10 është një mjet hibrid që përdor aerodinamikën për t’u ngritur në qiell, ashtu si çdo avion tjetër, por pastaj qëndron në ajër me javë të tëra nëpërmjet heliumit, si çdo balonë tjetër.

    Ushtria amerikane kishte shpenzuar 300 milionë dollarë për këtë mjet fluturues që mund të transportonte 10 tonë e që mund të rrinte në ajër  me javë, pa asnjë njeri në bord. Por projekti u ndërpre për shkak të shkurtimeve në buxhet në vitin 2013.

    miet

    Kompania që e prodhoi, Hybrid Air Vehicles (HAV), bleu sërish vetëm për 300 mijë dollarë atë që kishte shitur për 100 milionë. Pasi punoi me përmirësime, Airlander 10 u ngrit në fluturim për herë të parë më 17 Gusht, në Britani, dhe gjithçka shkoi me sukses. /Insajderi.com

    mieti

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark