Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Gazmend Haliti nën dyshimin se ka kryer veprën penale, organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste.
Në aktakuzë thuhet se është vërtetuar se nga muaji gusht 2013 deri në shkurt 2014, i pandehuri G.H., ka marrë pjesë në veprimtarinë e organizatës terroriste “ISIS” në Siri.
Haliti ishte dënuar në muajin korrik me 12 vjet burg si pjesë e grupit “Badovci”, pasi në bashkëkryerje kanë frikësuar popullatën si dhe kanë përgatitur veprën terroristë me ikonografinë e ISIS-it për të dëshmuar besnikërinë dhe shtrirjen e tyre edhe në Kosovë. /Insajderi.com