×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj gjashtë anëtarëve të familjes Likaj të dyshuar për tentim vrasjen në Prizren, Prokuroria jep detaje

    Insajderi
    18 December 2024 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë anëtarëve të familjes Likaj nga fshati Krajk i Prizrenit.

    Ata dyshohen për tentim vrasjen e 22 majit në fshatin Gjonaj, ku dy persona mbetën të lënduar.

    Aktakuza është ngritur ndaj Abedin Likajt, Hajdin Likajt, Shaqir Likajt, Zenel Likajt, Isuf Likajt, Hajdar Likajt, pasi dyshohen për veprat “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë”, “Sulmi”, “Lëndimi i rëndë trupor”, “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve”.

    “Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: H.L, Sh.L dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, të pandehurit I.L, dhe A.L., kanë kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, dhe H.L., Sh.L., I.L., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark