Ngritet aktakuzë ndaj një personi për falsifikimi të parasë  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë ndaj një personi për falsifikimi të parasë 

    Insajderi
    21 August 2025 - 15:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër A.M, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”  nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M,  në muajin nëntor të vitit 2023 në Pejë, duke e ditur se paraja është e falsifikuar vë në qarkullim paranë e falsifikuar, ashtu që, pasi i njëjti i kishte borxh të dëmtuarit S.Q, shumën prej 21,500.00€ , të njëjtit i’a kthen (tremijepesëqind euro) 3,500.00€, ndërsa pjesën e mbetur prej (tetëmbëdhjetëmijë euro) 18,000.00 €, si garanci në muajin nëntor 2023, i’a jep shumën prej 9,000.00 (nëntëmijë dollar) $ të cilat ishin të falsifikuara.

    Prokurori i rastit  përpos aktakuzës,  ka kërkuar dënimin e të pandehurit, ka propozuar konfiskimin e parave të falsifikuara dhe urdhrit për kompensimin e humbjes apo dëmit ndaj të dëmtuarit./insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark