Prokuroria e Tiranës pas përfundimit të hetimeve ka ngritur aktakuzë ndaj Anjeza Shabanait, e cila akuzohet për veprën penale të “Keqtrajtimit të të miturve”, 3 herë, si dhe për “Fshehje të të ardhurave”.
E pandehura, e cila është hetuar me masën e sigurisë “arrest në burg” akuzohet se, në cilësinë e drejtueses së një kopshti të palicencuar, ka keqtrajtuar tre fëmijë që qëndronin në ambientet e administruara prej saj.
Sipas Prokurorisë, Shabani jo vetëm që nuk ka pasur licencën përkatëse dhe nuk është regjistruar në organet tatimore, ajo ka keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht fëmijët e kopshtit në fjalë.
Për shkak të veprimeve të saj të dhunës, fëmijëve R.A., A.K. dhe E.K. i janë shkaktuar dëmtime fizike, shkruan Tch.
“Në të treja rastet, e pandehura në mënyrë sistematike ju ka shkulur veshin, flokët, pickuar, gjuajtur në gjithë trupin, bërtitur, fyer dhe në një rast edhe mbuluar kokën me çarçaf këtyre fëmijëve”, njofton Prokuroria e Tiranës.
Derisa arsyetimet e Shabanit për shenjat kanë qenë se “ata janë zënë me fëmijë të tjerë”.