×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë për krime lufte ndaj një personi, dyshohet për torturë të rreth 500 qytetarëve e dëbime masvie

    Insajderi
    19 November 2024 - 12:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale ka njotuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit  S.L për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.

    Sipas aktakuzës, veprimet penale janë kryer gjatë periudhës 1998-1999 në fshatin Panorc, Komuna Malishevë.

    “I pandehuri, duke vepruar në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, duke kryer arrestime të kundërligjshme, tortura fizike dhe psikologjike të rreth 500 qytetarëve që nuk ishin të përfshirë në luftë, dëbime masive të popullatës shqiptare, shkatërrim të pronave dhe plaçkitje”.

    I pandehuri gjendet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës. Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark