Ngritet aktakuzë për shpëlarje të pareve në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ngritet aktakuzë për shpëlarje të pareve në Prizren

    Insajderi
    30 December 2016 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër V.F. nga Prizreni, për vepër penale “Shpërlarje parash”.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri V.F. gjatë periudhës kohore 2014-2016, ka pranuar mjete monetare nga një person NN, duke i deponuar në xhirollogari personale nën vlerën prej 10 mijë euro, pastaj të njëjtat i ka transferuar për në shtete jashtë Republikës se Kosovës si në Kinë dhe Zvicër.

    I pandehuri, sipas komunikatës ka vepruar në këtë mënyre në 17 raste, ku shuma e transfereve kishte arritur vlerën mbi 170 mijë euro.

    “I pandehuri, në këtë mënyre, kishte pranuar provizion dhe ia kishte mundësuar personit NN, shpëlarjen e parave, gjë që edhe vet kishte kryer veprën penale “shpërlarje parash”, e paraparë me ligjet e lartcekura”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark