Ngrohja globale, akullnajat e Zvicrës shkrijnë me shpejtësi të madhe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ngrohja globale, akullnajat e Zvicrës shkrijnë me shpejtësi të madhe

    Insajderi
    01 October 2025 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Akullnajat e Zvicrës janë përballur me një shkrirje me shpejtësi të jashtëzakonshme këtë vit. Vëllimi i përgjithshëm ka rënë me 3% për shkak të efekteve të ngrohjes globale, rënia e katërt më e madhe vjetore e regjistruar ndonjëherë.

    Rrjeti i monitorimit Glamos dhe Akademia Zvicerane e Shkencave thonë se tkurrja këtë vit do të thotë që masa e akullit në Zvicër, shtëpia e më shumë akullnajave në Evropë, ka rënë me një të katërtën gjatë dekadës së fundit.

    Zvicra është shtëpia e gati 1400 akullnajave dhe masa e akullit dhe shkrirja e saj graduale kanë ndikojnë në turizmin, bujqësinë dhe burimet ujore në shumë vende evropiane.

    Ekspertët thanë se më shumë se 1,000 akullnaja të vogla në Zvicër janë zhdukur tashmë. Dimri me pak borë u pasua nga valë të nxehta në qershor, i dyti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë. Kjo bëri që rezervat e borës të shkrinin deri në fillim të korrikut, më herët se kurrë.

    Tkurrja është e katërta më e madhe pas atyre në 2022, 2023 dhe në vitin 2003. Tërheqja dhe humbja e akullnajave po ndikon gjithashtu në peizazhin e Zvicrës, duke shkaktuar ndryshimin e maleve dhe paqëndrueshmërinë e tokës.

    Autoritetet zvicerane kanë qenë në gatishmëri të shtuar për ndryshime të tilla pasi një masë e madhe shkëmbinjsh dhe akulli nga një akullnajë ra poshtë një shpati mali që mbuloi pothuajse të gjithë fshatin jugor të Blatten në maj./abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark