4 mijë viruse të reja do të shfaqen nga ngrohja globale – Insajderi
×
  • Lajme
  • LifeStyle
  • Lajme

    4 mijë viruse të reja do të shfaqen nga ngrohja globale

    Insajderi
    30 April 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas një artikulli të kanalit televiziv “CNBC”, një studim i ri ka zbuluar se ngrohja globale do të shkaktojë përhapjen e viruseve të reja ndërmjet specieve shtazore dhe se sëmundjet infektive që do të zhvillohen prej tyre, do të rrisin rrezikun e kërcimit nga kafshët te njerëzit, transmeton Insajderi.

    Hulumtimi i botuar në revistën “Nature” analizoi se si ndryshimi i klimës mund të ketë ndikim në transmetimin e sëmundjeve mes gjitarëve.

    Shkencëtarët theksuan se ngrohja globale do të detyrojë mbi 3.000 lloje gjitarësh të shtegtojnë dhe se takimet ndërmjet këtyre specieve do të shkaktojnë përhapjen e 4.000 viruseve deri në vitin 2070.

    Në studim u tha se 90% e takimeve në fjalë do të jenë përmes lakuriqëve të natës dhe shumica e tyre do të zhvillohen në Azinë Juglindore.

    Për të parashikuar se ku do të ndodhnin takimet e specieve, shkencëtarët përdorën një modelim kompjuterik.

    Greg Albery, një nga autorët e studimit, bëri me dije se çdonjëri prej këtyre viruseve ka të ngjarë të ndikojë në shëndetin e kafshëve dhe të përhapet midis njerëzve.

    Megjithatë – nënvizoi Albery – përhapja e 4.000 viruseve s’nënkupton me doemos shpërthimin e epidemive apo pandemive të reja në përmasat e asaj të shkaktuar nga koronavirusi i ri (COVID-19)./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark