“Ngulfatje nga ushqimi” – Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 21 vjeçarës në “Shtëpinë e fëmijëve” në Shtime – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Ngulfatje nga ushqimi” – Prokuroria nis hetimet për vdekjen e 21 vjeçarës në “Shtëpinë e fëmijëve” në Shtime

    Insajderi
    16 May 2023 - 13:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet për vdekjen e një 21 vjeçare në “ Shtëpinë e fëmijëve” në Shtime.

    Viktima ka ndërruar jetë të hënën, bëri të ditur policia. Sipas njoftimit, dyshimet janë se ajo është ngulfatur nga ushqimi.

    Por, për këtë prokuroria është duke e hetuar si rast.

    Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zyra për komunikim publik në Ferizaj.

    “Rasti në fjalë është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim. 

    Po ashtu, me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.  ​

    Rastin është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se rasti ka ndodhur tek “Shtëpia e fëmijëve”, rreth orës 19:30.

    “Më datën 15.05.2023 rreth orës 19:30 , policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se një person D.S ( F/K) e moshës 21 vjeçare nga ‘Shtëpia e fëmijëve’ në Shtime, për ndihmë mjekësore fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime dhe më pas me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku nga mjekët është konfirmuar vdekja e saj, dyshohet ngulfatje nga ushqimi”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark