Nicolas Sarkozy e pranoi disfatën në zgjedhjet partiake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nicolas Sarkozy e pranoi disfatën në zgjedhjet partiake

    Insajderi
    21 November 2016 - 09:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, e ka pranuar disfatën në rundin e parë të zgjedhjeve të Partisë Konservatore, për zgjedhjet presidenciale në vitin 2017.

    “Nuk ia dola t’i bindi votuesit”, tha Sarkozy gjatë fjalimit të mbrëmshëm në Paris para mbështetësve të tij, pasi doli i treti në këtë garë.

    Para tij u plasuan ish-kryeministrat, Francois Fillon dhe Alain Jupe, të cilët do të ballafaqohen me njëri-tjetrin javën e ardhshme.

    Zoti Sarkozy tha se do ta mbështes zotin Fillon, i cili ishte kryeministër i Francës në periudhën 2007-2012, shkruan rel.

    Rezultatet e pjesërishme të këtyre votimeve tregojnë se Fillon kishte gati 44%, Juppe afro 28%, ndërsa Sarkozy kishte mbledhur 21% të votave.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    10 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark