Kompania e veshjeve sportive Nike ka prezantuar një linjë të re të produkteve të saj në prag të “Euro 2016” dhe Lojrave Olimpike. Risia në këtë pikë është prodhimi i atleteve që lidhen vetë, të quajtura “Hyper Adapt”. Prezantimi i linjës së re të Nike u bë në Nju Jork.
“E vesh atleten dhe kur thembra prek një sensor që është në të, atëherë ajo do të mbyllet për t’u përshtatur me këmbën. Nëse dëshiron që të bësh përshtatje të tjera, atëherë mund të shtypësh dy butona të tjerë specifikë për shtrëngimin dhe lirimin e lidhëseve të atleteve dhe për të qenë menjëherë gati për aktivitetin sportiv”, shpjegon Tiffani Beers, e cila punon për Nike.
Ndërkaq, Nike bëri të ditur edhe ndryshimet në veshjet e tjera sportive që janë pjesë e linjës së saj të re. Sipas kompanisë amerikane, veshjet do të jenë më të lehta dhe që thahen më shpejt nga djersa e sportistëve./tch