Kompania e veshjeve sportive Nike, ka prezantuar një linjë të re të atleteve të saj në prag të “Euro 2016” dhe Lojërave Olimpike, të cilat lidhen vet dhe quhen “Hyper Adapt”.
Sipas një zyrtare të kompanisë Nike, kjo mënyrë e veprimit të lidhjes së atleteve vet bëhet me anë të senzorëve që janë ndodhen në atletet “Hyper Adapt”.
“Nëse dëshiron që të bësh përshtatje të tjera, atëherë mund të shtypësh dy butona të tjerë specifikë për shtrëngimin dhe lirimin e lidhëseve të atleteve dhe për të qenë menjëherë gati për aktivitetin sportiv”, shpjegon Tiffani Beers, e cila punon për Nike.
Ndërkaq, Nike bëri të ditur edhe ndryshimet në veshjet e tjera sportive që janë pjesë e linjës së saj të re. Sipas kompanisë amerikane, veshjet do të jenë më të lehta dhe që thahen më shpejt nga djersa e sportistëve. /Insajderi.com