Nikoliç: Kemi nevojë për BE-në, jo për NATO-n - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nikoliç: Kemi nevojë për BE-në, jo për NATO-n

    Insajderi
    24 April 2016 - 11:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu ka deklaruar Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, duke folur për mediat greke, sipas të cilit Serbia do të aderojë në BE.

    ” Unë jam mirënjohës për të gjitha ato vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe Greqinë tonë të dashur”, ka thënë Nikoliç në një intervistë për një stacion televiziv grek .

    “BE-ja vështirë se do të arrijë një konsensus me të gjitha vendet anëtare në lidhje me aderimin tonë, por ne jemi duke negociuar”, ka theksuar Nikoliç në Korfuz ku ai u shpall qytetarë nderi.

    Presidenti serb, Tomislav Nikoliç, ka thënë se edhe pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi rruga e vendit drejt Bashkimit Europian nuk do të ndryshojë, porse në aspektin ushtarak, ai ka thënë se është e rëndësishme që të vazhdohet me neutralitet.

    “Serbia duhet të bëhet anëtare e BE-së, dhe ne e duam këtë. Por Serbia nuk ka nevojë për anëtarësimi në NATO, ashtu siç NATO në Serbi nuk është e nevojshme”, shkruan Vecernje Novosti.

    Presidenti theksoi se vendi ka nevojë për bashkëpunim me vendet e tjera dhe për këtë arsye insiston shumë në neutralitetin e tij./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark