Nikoliq i fiksuar me deklaratat e Ramës dhe Thaçit, ia përmend edhe shefit të UNMIK-ut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikoliq i fiksuar me deklaratat e Ramës dhe Thaçit, ia përmend edhe shefit të UNMIK-ut

    Insajderi
    08 May 2017 - 22:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Tomisllav Nikoliç sot në një takim me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, theksoi shqetësimin e tij për përpjekjet e disa politikanëve shqiptarë për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”, siç e quan ai.

    Presidenti serb shprehu kënaqësinë e tij për rolin neutral që po luan misioni i UNMIK-ut në Kosovë.

    “Serbia është e angazhuar në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, megjithatë, është e shqetësuar për qëllimet e dukshme të politikanëve të caktuar shqiptarë për të krijuar një Shqipëri të Madhe. Nëse shqiptarët mendojnë se nuk duhet të bëjnë lëshime dhe në këtë mënyrë të provokojnë dhe kërcënojnë, ata gabojnë”, ka deklaruar Nikoliç, shkruan agjencia e lajmeve Beta.

    Presidenti serb vuri në dukje se situata në Ballkan është tensionuar, por se situata nuk mund të përshkallëzohet edhe më tutje.

    Nikoliç falënderoi shefin e UNMIK-ut për kontributin dhe angazhimin e tij personal për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark