Nikoliq i arsyetohet Putinit për NATO-n - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikoliq i arsyetohet Putinit për NATO-n

    Insajderi
    10 March 2016 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti rus, Valdimir Putin ka premtuar që do të mbështesë integritetit territorial të Serbisë, duke përfshirë edhe pretendimin e saj në Kosovë. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, pas takimit me presidentit rus.

    “Putin e ka thënë qartë se Serbia mund të llogarisë në Rusinë kudo që Serbia e mbron integritetin e saj territorial dhe pavarësinë, veçanërisht në Kosovë”, ka thënë Nikoliq.

    Pas takimit në Moskë, Nikoliq, ka thënë se Serbia ka raporte të ngushta me Rusinë dhe gëzon mbështetjen e Moskës në luftën e saj diplomatike për siç shkruajnë mediat ruse “parandalimin e krahinës së Kosovës që të anëtarësohet në Kombet e Bashkuara”.

    Putin dhe Nikoliq kanë diskutuar edhe marrëveshjen e fundit të Serbisë për të lejuar trupat e NATO-s që të kenë prezencë në shtetin serb, raporton Insajderi.

    Nikoliq tha se marrëveshja ka të bëjë më së shumti me krjimin e mundësisë që këto trupa të shkatërrojnë stoqet e armëve. Sipas tij, Rusia nuk është e alarmuar nga kjo marrëveshje dhe se “Putin e kupton tërësisht marrëveshjen e nënshkruar”, transmeton agjencia shtetërore e lajmeve TASSS.

    Vizita e Nikoliqit në Rusi erdhi pasi Beogradi është duke kërkuar reforma që do ta qojnë vendin drejt BE-së, një veprim i mbështetur më së shumti nga kryeministri Aleksandar Vuçiq.

    Nikoliq një udhëheqës pro-rus, shpesh flet kundër qasjes së Serbisë ndaj BE-së, në veçanti ndaj lidhjeve të ngushta me NATO-n.

    Muajin e kaluar, Nikoliq tha se pret që Qeveria e re që do të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme me 24 prill, do të lejojë Rusinë që të ketë një prezencë të përhershme në Serbi./ Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark