Nikoliq: Më mirë me Rusinë se me NATO-n - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nikoliq: Më mirë me Rusinë se me NATO-n

    Insajderi
    14 October 2016 - 23:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve Tass, se Serbia më mirë e ka t’i forcojë lidhjet me Rusinë, se sa të anëtarësohet në NATO, njofton Klan Kosova.

    Madje për NATO-n Nikoliq ka deklaruar se s’janë të interesuar të anëtarësohen, sepse nuk u duhet bashkimi me këtë aleancë.

    “Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s, për shkak se ajo është një aleancë ushtarake dhe ne nuk kemi nevojë”, ka pohuar Nikoliq.

    Bashkëpunimi me Rusinë, thotë Nikoliq, “mund të arrijë një jetë më të mirë për popullin tonë”, shkruan klankosova.tv, njofton Insajderi.

    “Unë nuk do të tolerojë asnjë përpjekje për të na kthyer kundër njëri-tjetrit”.

    Nikoliq ka folur përsëri edhe për Kosovën. Ai ka ritheksuar se Serbia nuk futet fare në Bashkimin Europian nëse në kurrizë të saj duhet të bëhet njohja e pavarësisë së Kosovës.

    “Serbia kurrë nuk do të bëhet anëtare e BE, nëse në këmbim kërkohet që të njohim pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Nikoliq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark