Nikoliq për Trepçën: Luftërat kanë filluar për pasuri dhe territore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikoliq për Trepçën: Luftërat kanë filluar për pasuri dhe territore

    Insajderi
    13 October 2016 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Tomislav Nikoliq, ka thënë sot se është koha për të folur ndryshe me Brukselin dhe Beogradin në mënyrë që të mësohet “misteri i madh” i asaj që do të ndodhë në  rrugën në mes Serbisë dhe Bashkimit Evropian.

    Nëse ajo do, ajo do ti japë ultimatum që ta pranojë pavarësinë e Kosovës, si kusht për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan gazeta serbe Novosti.

    Nikoliq ka thënë se është koha për të gjetur se çfarë mendon Brukseli në lidhje me konfiskimin e pasurisë, ku theksoi se në Perëndim, në kohën e kapitalizmit liberal, prona  është e pacenueshme  dhe që luftërat bëhen kur dikush dëshiron të vjedhë territorin dhe pasurinë e një vendi.

    Nikoliq ka shtuar se Serbia ka bërë gjest të madh kur ish-republikave, të cilat u shkëputën me forcën e armës, iu lejoi që në procesin e sukcesionit të marrin pjesë në ndarjen e pasurisë së dikurshme të përbashkët, e tash të kërkohet që edhe administrata e Prishtinës të lypë pasurinë, edhe pse nuk ka marrë pjesë në krijimin e saj./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark