Presidenti serb, Tomislav Nikoliq ka deklaruara se marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës janë në shkallën më të ulët të mundshme të raporteve për shkak të siç tha ai “sulmeve të Prishtinës ndaj pronës serbe në Kosovë”
Sipas Nikoliq kjo situatë mund të përfundojë me marrëveshje, por mund të këtë edhe përfundim të keq, pasi që thotë ai se Serbia është e gatshme për t’iu përgjigjet sulmeve të tilla në çdo mënyrë, shkruajnë mediat në Serbi.
“Në mënyrën sesi do të sillen shqiptarët në të ardhmen edhe ne do t`iu përgjigjemi njësoj, disa nuk llogarisin se ata mund të luajnë ose të llogarisin në ne dhe që neve dikush përsëri mund të na bombardojë, pasi që është e qartë se Serbia ka vepruar shumë mirë në këtë situatë sesa do të vepronte dikush tjetër”, ka thënë Nikoliq.
Sipas tij, Serbia ka problem të madh me Kosovën dhe ai problem “ndikon në marrëdhëniet tona me BE-në”.
“Bashkimi Evropian e di se Serbia kurrë nuk do të njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës”, citohet të ketë thënë ai.