Nikoliq: Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nikoliq: Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s

    Insajderi
    13 March 2016 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti serb Tomislav Nikoliq në një intervistë për RT ka thënë se Serbia dëshiron të ketë marëdhënie të mira me Rusinë dhe perëndimin por përjashtoi mundësinë e bashkimit me NATO-n.

    “Serbia kurrë nuk do të jetë anëtare e NATO-s. Ky vendim është marrë nga Serbia dhe asnjë Qeveri nuk mund ta tërheqë këtë vendim”, ka thënë Nikoliq.

    Gjithashtu Nikoliq ka tërhequr paralele edhe njëherë mes rastit të shtetit të Kosovës dhe tentimet e shtetit islamik ISIS për krijimin e një shteti legjitim.

    Nikoliq ka përshëndetur rolin e Rusisë në përpjekjet për zgjidhjen e krizës siriane, duke i quajtur të pakuptimta kritikat se Rusia filloi operacionin në Rusi për qëllime keqdashëse.

    “Nëse SHBA-të ndërhynë në Irak, Libi e Siri me qëllime të mira, pse Rusia paska qëllime dashakeqe, veçanërisht pasi u bë e ditur se ndërhyrja ruse në Siri e ndaloi direkt formimin e një shtetit në një mënyrë të njëjtë që ishte krijuar Kosova, dhe falënderoj Zotin që kemi miq dhe mbrojtës të tillë në Këshillin e Sigurisë, veçanërisht Rusinë, e cila kurrë nuk do të lejojë që ky shtet të formalizohet në OKB”, ka thënë Nikoliq.

    Madje sipas tij, çdo shtet që është duke e menduar njohjen e Kosovës duhet ta mendojnë ISIS-in.

    “Në qoftë se Shteti Islamik dëshiron ta ketë në dorë Sirinë duke krijuar shtet, atëherë kjo është një pyetje të cilën secili shtet që dëshiron ta njoh Kosovën duhet ta shtroj para popullit të tij”, ka thënë Nikoliq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark