Ai u ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe autoriteteve kosovare se nuk do të lejojnë shitjen e Trepçës, pavarësisht projektligjit të miratuar për Trepçën të shtunën nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.
“Ne nuk duhet të bëjmë lëshime, jo kur bëhet fjalë për shitjen e Trepçës, po ashtu edhe kur bëhet fjalë për pasuritë e Telekom-it”, ka thënë Nikoliq për gazetën serbë “Blic”, raporton Insajderi.
Nikolic i quajti uzurpatorë shqiptarët e Kosovës, duke thënë se ata “po tentojnë uzurpimin e dy aseteve të Serbisë.”
“Çfarë po bëjnë shqiptarët e Kosovës me Trepçën, dhe plaçkitjen e Telekomit, po bëjnë uzurpim. Për këtë biem dakord të gjithë”, u shpreh kreu i shtetit serb. /Insajderi.com