Presidenti serb, Tomislav Nikoliq, unionin e komunave shqiptare të Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës, e ka quajtur të ngjashëm si më Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.
“Për asnjë shtet që na rrethon, e as për pjesë tjera të territorit të Serbisë, nuk zhvillohen bisedime për autonomi të gjerë. Kështu që, çfarëdo tentimi për të kopjuar Asociacionin në atë kuptim kanë për qëllim rrënimin e rendit kushtetues të atyre vendeve”, ka thënë Nikoliq për gazetën serbe “Novosti”.
Ai shtoi se bashkëpunimi në mes të pushtetit lokal është i mundur brenda vendit dhe përtej kufijve në përputhje me kushtetutën e këtyre vendeve dhe vendime të qeverisë.
Ky reagim i Nikoliqit vjen pas nënshkrimit të memorandumit të 5 bashkive shqiptare në Tiranë. Bëhet fjalë për memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Tiranës, Prishtinës, Tetovës, Ulqinit dhe Preshevës./Insajderi.com