Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Artan Nimani, ka thënë se kur Gjakova u rreshtua me 137, erdhi liria – 9 shkurt, dita e fitores për Kosovën!
Nimani ka ftuar qytetarët të mbështesin koalicionin fitues dhe të kontribuojnë në forcimin e Kosovës dhe integrimin e saj në NATO.
“Me këtë frymë, më 9 shkurt, Gjakova do të dëshmojë edhe një herë mbështetjen për koalicionin fitues, duke garantuar progresin dhe forcimin e Kosovës në rrugën drejt NATO-s”.
Me numrin 25 dhe në listën fituese të kandidatëve nga Gjakova, Nimani ka shprehur përkushtimin për përmirësimin e jetës në Gjakovë dhe të gjithë Kosovën, duke ofruar zgjidhje për sfidat që përballemi.
“Unë me nr. 25 dhe lista fituese e kandidatve nga Gjakova janë zëri juaj për ndryshimin që të gjithë kërkojmë. Jam i përkushtuar të punoj për përmirësimin e jetës në Gjakovë dhe në mbarë Kosovën, duke sjellë zgjidhje për sfidat me të cilat përballemi çdo ditë”, shkroi ai.
Ai tha se fitorja e koalicionit është fitore për të gjithë, për popullin dhe për një Kosovë më të fortë.
“Fitorja e koalicionit tonë është fitore për të gjithë-për popullin, për të ardhmen dhe për një Kosovë më të fortë. Më 9 shkurt, të bashkuar, ne do ta çojmë vendin tonë drejt suksesit dhe përparimit!” tha Nimani.