Nimani i AAK’së: Kryeministër pa ndjeshmëri, festë e VV’së në Gjakovë teksa qyteti vajton fëmijët e tij – Insajderi
×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme

    Nimani i AAK’së: Kryeministër pa ndjeshmëri, festë e VV’së në Gjakovë teksa qyteti vajton fëmijët e tij

    Insajderi
    03 February 2025 - 12:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i AAK’së për deputet, Artan Nimani, e quajti pa ndjeshmëri kryeministrin Albin Kurti, kurse tha se ishte ky i fundit që organizoi festë në Gjakovë në ditën e tragjedisë së Jabllanicës.

    Ai pyeti nëse Kurti ka moral dhe ndjeshmëri njerëzore.

    Postimi i plotë:

    Kryeministër pa ndjeshmëri-Festë  e VV-së në Gjakovë ndërsa qyteti vajton fëmijët e tij

    Kryeministri Albin Kurti deklaroi se “ata që s’i duan fëmijët e vet nuk e votojnë VV-në.” Por sot, unë kam një pyetje publike për të:

    Dje, Jabllanica e Gjakovës dhe e gjithë Gjakova u mbuluan nga dhimbja. Ishte një ditë zie, edhe pse e pa shpallur zyrtarisht, për tre fëmijët që humbën jetën tragjikisht. Familjarët qanin humbjen e bijve të tyre, bashkëqytetarët ndanin dhimbjen, dhe e gjithë Kosova u prek nga ky tragjedi.

    Por ti, kryeministër, pikërisht dje, në Gjakovë, organizove festë. Një party politike në një qytet që mbante zi për fëmijët e vet. Si mund të mos ndaleshe një moment për të reflektuar? Si mund të mos e kuptoje se kishte momente kur festa është jo vetëm e papërshtatshme, por edhe e pandershme?

    A ke fije morali, a ke ndjeshmëri njerëzore? Apo thjesht je i humbur pas humbjes? Ti, që fëmijën tënd nuk e rrit vetë, madje nuk e sheh për muaj të tërë, si mund të pretendosh se kujdesesh për fëmijët e Kosovës?

    Lavdi marrëzisë! Me këtë fytyrë, do të të shohim gjithnjë, por jo më si lider – vetëm si një njeri që, edhe në humbje, nuk gjeti dot as minimumin e ndershmërisë për të ndalur një moment dhe për të respektuar dhimbjen e popullit  tuaj.

    Lavdi marrëzisë! Me këtë fytyrë, do të të shohim gjithnjë, por jo më si lider – vetëm si një njeri që, edhe në humbje, nuk gjeti dot as minimumin e ndershmërisë për të ndalur një moment dhe për të respektuar dhimbjen e popullit  tuaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark