
Artan Nimani, kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-Nisma, ka realizuar tubim zgjedhor në fshatin Bec të Gjakovës, të cilin e quajti “fshatin e traditës, punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare”.
Nimani tha se Beci dhe gjithë Dushakaja mbetën shembull i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses.
Njoftimi i plotë:
Sonte pata kënaqësinë e madhe të takohem me bashkëvendasit e mi të dashur në Bec, fshatin e traditës, punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare.
Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm, duke parë përkushtimin dhe besimin e tyre për një Kosovë të zhvilluar në çdo aspekt.
Mbështetja juaj masive për koalicionin “Për Kosovën Fituese” 137 dhe për mua si kandidat me numrin 25 është dëshmi e vlerave të larta që na bashkojnë.
Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë!
Beci dhe gjithë Dushkaja mbeten shembull i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses. Faleminderit nga zemra!