Nipah dhe viruset e tjera nuk na kanë mësuar asgjë - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Nipah dhe viruset e tjera nuk na kanë mësuar asgjë

    Insajderi
    20 December 2020 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vret treçerekun e atyre që infekton. Ka qenë i njohur ndër dekada, por nuk ka ende as një vaksinë dhe as një kurë. Virusi Nipah (NiV), është një patogjen zoonotik (pra që kapërcen nga kafshët tek njerëzit,dhe që e mundon vazhdimisht popullatën aziatike, sidomos Bangladeshin.

    Nipah dhe SARS-CoV-2, virusi që shkakton Covid -19, kanë disa pika të përbashkëta. Që të dy janë viruse gjeneraliste (pra që mund të infektojnë lloje të ndryshme kafshësh), dhe duket se e kanë origjinën nga lakuriqët e natës. Duke nisur nga një studim i botuar në “PNAS”, mbi hetimin e origjinës së virusit Nipah, Stefën Lubi, një nga autorët e studimit, na ndihmon të kuptojmë se si ky virus ekzotik dhe i largët mund të na mësojë diçka rreth SARS-CoV-2 dhe Covid-it.

    Bashkëjetesë e detyruar

    Ashtu si Covid-19, infeksioni nga virusi Nipah është produkt i një shoqërie që shfrytëzon gjithnjë e më shumë burimet e territorit, duke shkatërruar habitatet dhe duke i detyruar kafshët e egra që të jetojnë më shumë në kontakt me njerëzit.

    Në Bangladesh, infeksioni ndodh përmes lëngut të palmës, një pije që preferohet nga lakuriqët e natës Pteropus medius, të cilët e infektojnë atë gjatë mbledhjes, dhe bengalezët sëmuren. “Ndryshimet që njeriu ka shkaktuar në mjedis, e kanë rritur ndërveprimin midis njerëzve dhe lakuriqëve të natës. Këta të fundit duket se preferojnë territore ku banojnë njerëzit, ndoshta për shkak të lehtësisë më të madhe me të cilën gjejnë ushqim, siç është lëngu i palmës”.

    Kalimi i virusit nga njëra specie tek tjetra

    Viruset ekzotike si Nipah na duken të largëta:ne nuk i shohim ato si një kërcënim. Por nëse është e vërtetë që infeksioni Nipah është (tani për tani) i kufizuar në një zonë të kufizuar të Azisë, është gjithashtu e vërtetë që Covid-19 na ka mësuar se transmetimi i virusit midis 2 specieve lokale, mund të kthehet falë globalizmit në një pandemi botërore.

    Për këtë arsye, nënvizon Lubi, është thelbësore të parandalohet rreziku i përhapjeve virusale në të ardhmen edhe përmes vendosjes të rregullave të reja, nëse kjo është e nevojshme.“Nëse Kina, pas pandemi vetë SARS në vitin 2002 dhe MERS në vitin 2012, do të kishte mbyllur të gjitha tregjet e kafshëve të gjalla, pandemia e këtij viti 2020 mund të kishte përfunduar krejt ndryshe ”-thekson Lubi.

    Si pjesë e parandalimit, studimi sugjeron shmangien sa më shumë që të jetë e mundur të kontakteve me lakuriqët e natës, që në shumë raste janë burim i viruseve të reja. Për shembull, në rastin e Nipah mund të jenë të dobishme masat mbrojtëse gjatë mbledhjes së lëngut të palmës, për t’i penguar lakuriqët e natës t’i afrohen lëngut, duke e ndotur atë. / Focus – Bota.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark