Dy dajallarë të Bajram Gecajt, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Beslim Tolaj e Ismet Tolaj, kanë publikuar një fotografi nga sheshi “Ibrahim Rugova” ku po qëndrojnë protestuesit opozitar në të cilën ata tregojnë se janë vënë në ndjekje të personit që ia ka vënë zjarrin makinën.
Madje ata kanë bërë etiketuar edhe vet Gecajn në këtë fotografi që mbanë mbishkrimin “Duke i kërkuar të dyshimtit të cilët na kanë ‘ngucë’ nipin”.
Të tri partitë opozitare janë distancuar nga ky veprim edhe pse Gecaj kishte aluduar se fajtori është dikush nga tri partitë opozitare.
Kjo ka ngjallë komente tek “miqtë” e dajallarëve të Gecajt, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në gjetjen e fajtorit.