×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Nipi i Adem Jasharit pas fitores ndaj Maqedonisë së Veriut: Shpresoj të luaj një ditë për Real Madridin

    Insajderi
    14 November 2024 - 20:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti i FC Prishtinës dhe nipi i komandantit legjendar Adem Jashari, Igball Jashari, ka folur pas fitores 1:3 të Kombëtares së Kosovës në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut, shkruan Insajderi.

    Jashari, i cili u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë, u shpreh i kënaqur me rezultatet e ndeshjes dhe theksoi se gjithçka kishte ecur ashtu siç ishte planifikuar.

    “Ndeshja shkoi mjaft mirë. Arritëm të kalonim nga një rezultat 1:0 në 3:1. Jemi shumë të kënaqur me këtë fitore dhe shpresojmë që në ndeshjet e ardhshme të japim edhe më shumë,” tha Jashari, duke shtuar se për të luajtur për Kombëtaren është një ndjenjë e veçantë.

    Igballi gjithashtu zbuloi ëndrrën e tij të madhe: “Unë synoj të arrij të luaj në arenën ndërkombëtare. Klubi im i preferuar është Real Madridi, e dua atë klub që prej kohës së Cristiano Ronaldos dhe shpresoj që një ditë të luaj për Real Madridin,” u shpreh ai për Open TV.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark