
Gëzim Tosuni, nipi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi është emëruar Kryesues i Bordit të Drejtorëve të KOSTT’it, shkruan Insajderi.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetët kanë emëruar anëtarët e rinj të Bordit të KOSTT-it.
Si anëtarë të rinj janë emëruar Lumnije Zeka dhe Gëzim Tosuni edhe Rejhane Zylfiaj.
Rejhane Zylfiaj mori 57 vota, Gëzim Tosuni mori 58 vota, e Lumnije Zeka 55 vota.
Meqë Tosuni kishte më së shumti vota, ai u zgjodh edhe Kryesues i Bordit të Drejtorëve. Mandati i tyre është 4-vjeçar.
“Pra drejtorë të Bordit të KOSTT zgjedhën Rejhane Zylfiaj, Gëzim Tosuni dhe Lumnije Zeka. Kurse me 58 vota Tosuni zgjedhet kryesues i Bordit të KOSTT-it”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.
Emërimi i këtyre anëtareve ka nxitur reagimin e opozitës të cilët nuk ishin prezent në seancë kur u votuan.