Nipi i ish-kancelarit gjerman Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në KiE - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nipi i ish-kancelarit gjerman Kohl bën thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në KiE

    Insajderi
    27 June 2025 - 19:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka falënderuar Johannesin, nipin e ish-kancelarit Helmut Kohl, për një fjalim në Bundestag.

    Johannes, nipi i ish-kancelarit gjerman, Helmut Kohl, ka bërë thirrje për njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

    “Faleminderit Johannes! Ndërsa fjalimi i fundit i Helmut Kohl në Bundestag ishte më 1 korrik 1999, nipi i tij, Johannes, debutoi dje me fjalimin e tij të parë në Bundestag dhe atë me një mbështetje të fuqishme për Kosovën, me rastin e votimit për zgjatjen e misionit të Bundesëehr-it në Kosovë”.

    “Një fjalim i jashtëzakonshëm, që bën thirrje për njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet e BE-së, anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës, si dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, është shprehur ai.











    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark