Një sasi e konsiderueshme, e drogës e fshehur në goma ishte kapur vitin e kaluar në një garazhë në Gjilan, aty janë gjetur e sekuestruar edhe një sasi e madhe e barnave farmaceutike në vlerë të mbi 13 mijë eurove dhe një shumë prej rreth 16 mijë eurove para të gatshme. Ndërsa një sasi tjetër prej 47 kg e drogës është kapur në një veturë Pikap në një pompë të derivateve në Milloshëve të Obiliqit. Prokuria ka ngritur aktakuzë ndaj një grupi prej 10 personave lidhur me këto rast, gjykimi ndaj të cilëve ka nisur javën e kaluar. Gazeta Insajderi sjell detaje të aktakuzës
Të premten në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka nisur gjykimi ndaj dhjetë personave të dyshuar si pjesë e grupit që ishte kapur vitin e kaluar me drogë në Gjilan e Podujevë.
Dhjetë të dyshuarit, Fatos Kastrati, Haki Maliqi, Benjamin Bajrami, Astrit Goci, Fatlum Musliji, Erodit Bajrami, Mirsad Rekaliu, Adnan Mahmuti, Albion Mahmuti, Mirsad Abdullahu sipas aktakuzës që e ka siguruar Gazeta Insajderi, janë pjesë e grupit që janë kapur në flagrancë nga policia me drogë.
Droga në sasi të konsiderueshme është kapur në dy lokacionë në një autoservis në Gjilan dhe në një veturë të parkuar në një pompë të derivateve në Milloshëve. Droga e llojit marihuanë ishte gjetur e fshehur në goma të mëdha, shkruan Gazeta Insajderi.
Të dyshuarit kanë qenë në vëzhgim të policisë për një kohë, deri në kapjen në flagrancë të tyre. Përvec drogës, në autosallonin në Gjilan në kafaze të pëllumbave është gjetur e sekuestruiar edhe një sasi e madhe e barnave farmaceutike, shumë e të cilave mbrrin mijëra euro.
Gjithashtu, janë sekuestruar edhe një shumë prej rreth 16 mijë eurosh para të gatshme, shkruan Gazeta Insajderi.
Gazeta Insajderi sjell detaje se si u kapën grupi prej 10 personave me drogë dhe ndihma që u dhanë njëri tjetërit pas kryerjes së veprave penale.
Drogë e vendosur në goma, e barna në kafazë të pëllumbave – detaje të aksionit në Gjilan
Me 18-19 mars të vitit të kaluar, nën vëzhgimin e policisë ishin Fatos Kastrati, Haki Maliqi, Ekrem Rekaliu e Bujar Gashi, pasi po dyshoheshin për posedim të narkotikëve.
Ata dyshohen se e kanë përgatitur drogën e llojit marihuana, e pastaj e kanë vendosur në goma të mëdha të automjeteve të rënda dhe e kanë bartur me veturat e tyre, shkruan Gazeta Insajderi.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, të gjithë sasinë prej 46.531 kg e kanë vendosur pastaj në veturën Pikap Caddy me ngjyrë të kuqe, dhe të njëjtën e dërgojë dhe parkojnë në një pomp të derivateve në Milloshevë të Obiliqit.
“Me 20 mars rreth orës 13:30 me rastin e kontrollimit të kësaj veture në të njëjtën është gjetur dhe sekuestruar 5 goma të mëdha të mbushura me substancën narkotike ndërs pas ekzaminimit nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë është vërtetuar se substance është e llojit kanabis (marihuanë)”, thuhet në aktakuzë.
Lidhur me këto veprime, ndaj tyre rendon akuza për blerje, posedim, shpërndarje e shitje e paautorizuar e narkotikëve.
Fatos Kastrati, Haki Maliqi, Benjamin Bajrami, Astrit Goci e Leutrim Latifi sipas prokurorisë dyshohen se me marrëveshje e në bashkëkryerje kanë transportuar narkotik të llojit marihuana, gjatë muajit qershor të vitit të kaluar në një garazhë në Gjilan.
Me 20 qershor rreth orës 18:00 në garazhën në Gjilan, policia gjatë intervenimit duke përdorur forcën e kanë hapur derën e cila ka qenë e mbyllur dhe i kanë kapur në flagrance me drogë Fatos Kastratin, Haki Maliqin, Benjamin Bajrmin, Astrit Gocin.
Sipas aktakuzës, gjatë bastisjes në këtë lokal dhe objekteve përcjellëse janë gjetur e sekuestruar narkotik të llojit marihuanë:
“20 -paketime të vendosura në një gomë të kamionit, 19 paketime në pjesën e modifikuar mbrapa ulëseve të veturës “Audi a8” si dhe në katin e sipërm të autoservisit në kafaze të pëllumbave kanë gjetur 34 paketime, pas egzaminimit nga Agjencia e Forenzikës është vërtetuar se substance është kanabis (marihuanë) në peshë prej 82 kg e 914 gr”, thuhet në aktakuzë.
Ata ngarkohën me veprën penale blerje, posedim e shpërndarje e narkotikëve.
Në të njëjtin aksion, në katin e sipërm në kafazët e pëllumbave, policia ka gjetur dhe sekuestruar 100 paketime të mbushura me barna farmaceutike me mbishkrimin rinostop me peshë të përgjithshme 100 kg me vlerë prej 10 mijë euro.
Ndërsa gjatë kontrollimit të objekteve përcjellëse kanë gjetur edhe barna të tjera farmaceutike të llojeve të ndryshme, në vlerë prej 13 mijë euro dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme, 20 franga zvicrane dhe 1 peshore.
Ata ngarkohën me veprën penale, Tregëti e ndaluar.
Përveç këtyre, janë gjetur dhe sekuestruar edhe armë.
“Policia ka gjetur në shtëpinë e Benjamin Bajramit, një pushkë gjuetie me 35 fishek, një automatic AK 47, një karikator, një revole të tipit “TT” me karikator me 6 fishek, dylbi dhe fishekë të tjerë”, thuhet në aktakuzë.
Ndaj Benjamin Bajramit, rëndon akuza, mbajtja në pronësi ose posedim i pautorizuar i armëve.
Të dyshuarit sipas aktakuzës janë ndihmuar edhe nga Fatlum Musliu e Erodit Bajrami.
Fatlum Musliu sipas prokurorisë, të njëjtën ditë i ka dhënë ndihmë të dyshuarit Astrit Gocit, duke e marrë me vaturën e tij, e pastaj kanë shkuar në autoservisin ku edhe janë arrestuar. Ndaj tij rëndon vepra, ndihmë në bashkëkryerje për blerjen e paautorizuar të narkotikëve.
Ndërsa Erodit Bajrami, ngarkohet me veprën penale mos lajmërim i veprave penale, pasi sipas prokurorisë ka qenë në dijeni dhe i ka njohur të gjithë personat, lidhur me drogën dhe barnat farmaceutike që janë gjetur në autoservisin e familjes së tij.
Kapet droga në Podujevë, dërgohej përmes rrugëve malorë në Serbi
Në fund të muajit qershor të vitit të kaluar Policia e Kosovës, e kishte nën vezhgim të dyshuarët Adnan Mahmuti, Mirsad Abdullahu e Bujar Gashin.
Ata dyshoheshin se në bashkëkryerje po bartnin një sasi të drogës nëpër rrugët ilegale në territorin e Serbisë.
Pikërisht me datën 29 qershor, Adnan Mahmuti, në Merdare sipas aktakuzës e ka ndihmuar Mirsad Abdullahun, në kryerjen e veprës penale ndihmë, pasi që në të njëjtën ditë rreth orës 21:00 me veturën e tipit Golf VI me ngjyrë të bardhë së bashku me Bujar Gashin i kanë dërguar një sasi të substancës narkotike për ta dërguar në territorin e Serbisë.
Ata dyshohen për veprën penale ndihmë në blerjen, posedimin e shpërndarjen e narkotikëve.
Nga ana tjetër në të njëjtën ditë, Mirsad Abdullahu në Merdare, sipas aktakuzës e ka ndihmuar Bujar Gashin, i cili e ka pranuar substancën narkotike, “ndërsa të nesërmen në mëngjës në këmbë duke shfrytëzuar rrugët malore e ka dërguar në territorin e Serbisë”, thuhet në akatkuzë.
Abdullahu ngarkohet me veprën ndihmë në blerjen, posedimin shitjen e narkotikëve.
Pak muaj pas kësaj, sipas prokurorisë Mirsad Rekaliu, në fshatin Dobratin i ka dhënë ndihmë Ekrem Rekaliut, i cili ishte në kërkim nga policia, me dyshimin për posedim dhe shpërndarje të narkotikëve.
“Ai porsa e ka vërejtur policië e ka thirrur në telefon Albion Mahmutin dhe të njëjtit i ka thënë “ik se plot, shumë shumë, full është gutu thuj shpejt” me ç`rast i dyshuari Mirsad Rekaliu e ka njoftuar Ekrem Rekaliun i cili edhe është arratisur”, thuhet në akyakuzë.
Ndërsa Albion Mahmuti, akuzohet se i ka dhënë ndihmë kryersit pas kryerjes së veprës penale, Ekrem Rekaliut, i cili ishte në kërkim të policies, por që në ato momente shkonte në shtëpinë e tij në Dobratin,
“Albion Mahmuti pasi e ka pranuar telefonatën nga Mirsad Rekaliu, e ka njoftuar atë dukë i thënë “ik ik””, shkruan në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi lidhur me këtë rast.
Mirsad Rekaliu e Albion Mahmuti, ngarkohen me veprën penale dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprës penale. /Gazeta Insajderi