Nis gjyqi i politikanit anti-islamik holandez, pa praninë e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Nis gjyqi i politikanit anti-islamik holandez, pa praninë e tij

    Insajderi
    31 October 2016 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjyqi i politikanit anti-islamik nga Holanda, Geert Wilders, për nxitje të dyshuar të urrejtjes dhe diskriminimit, është hapur të hënën në mungesë të tij.

    Avokati i Wildersit ka lexuar një deklaratë të tij, duke shpjeguar se përse ai ka vendosur të mos paraqitet në gjykatë.

    “Është një proces politik dhe kam vendosur të mos jem i pranishëm. Është e drejtë e imja të flas nëse ka probleme në Holandë”, ka lexuar avokati deklaratën e Wildersit.

    Wilders, lider i Partisë Liria, ka njoftuar qysh më parë se nuk do të marrë pjesë në seancat në Shipol, pranë Amsterdamit, shkruan rel.

    Wilders ka kritikuar vazhdimisht Islamin, duke kërkuar ndalimin e Kuranit dhe mbylljen e të gjitha xhamive në Holandë.

    Nëse dënohet, ai përballet me gjobë dhe një vit burgim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark