×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis intervistimi i Ministres Haxhiu nga Prokuroria Speciale

    Insajderi
    23 July 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka filluar intervistimi i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Haxhiu sapo ka arritur në Polici ku do të intervistohet nga Prokuroria Speciale.

    Prokuroria Speciale e Kosovës dje ka njoftuar opinionin publik se edhe sot do ta intervistojë Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, me autorizim të Prokurorisë Speciale, shkruan Insajderi.

    Intervistimi ka për qëllim sqarimin e deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus” më 2 korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e saj në rrjetin social Facebook të datës 20 korrik 2024, lidhur me arratisjet që kanë ndodhur nga burgjet e Kosovës.

    Gazeta Insajderi sjell foto të Haxhiut, ku shihet bashkë me dy avokatë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark