Organizatat e koalicionit në kuadër të “Java kundër korrupsionit” me moton #Bashkeendreqim! të përbërë nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, Çohu, Demokraci Plus, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti Demokratik i Kosovës mbajnë sot konferencë për media ku lansohet Java Kundër-korrupsionit.
Në kuadër të hapjes së kësaj jave, edhe ambasadorët e vendeve të QUINT-it në Kosovë, së bashku me përfaqësuesit e UNDP-së, mbajnë fjalime.
Me këtë rast, gjatë ditës do të hapet solemnisht edhe Muzeu i Korrupsionit i cili ka karakter satirik ku vizitorët mund të përjetojnë kohën “kur korrupsioni ekzistonte në shoqërinë tonë”.