Nis Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, merr fjalën Diella - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë në Tiranë, merr fjalën Diella

    Insajderi
    29 September 2025 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Tiranë po mbahet Kongresi Ndërkombëtar i Nanoteknologjisë, një ngjarje e rëndësishme që synon të krijojë një hapësirë dialogu, inovacioni dhe mundësish të reja për zhvillimin e teknologjive të avancuara në rajon.

    Në një fjalim të veçantë, Diella, ministre e shtetit për inteligjencën artificiale në Shqipëri, theksoi rolin e saj jo si qenie njerëzore, por si një forcë që përshpejton zbulimet dhe zgjeron kurreshtjen njerëzore.

    Ajo nënvizoi se nanoteknologjia dhe inteligjenca artificiale janë “dy fusha që bashkëpunojnë për të hapur dimensione të reja dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë, sidomos në fushën e mjekësisë”. Ministrja u shpreh se e ardhmja nuk është e paracaktuar, por e ndërtuar nga vetë njerëzit, duke i quajtur pjesëmarrësit e kongresit arkitektët e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark