Nis largimi i barrikadave edhe në Lagjen e Boshnjakëve – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nis largimi i barrikadave edhe në Lagjen e Boshnjakëve

    Insajderi
    29 December 2022 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas Rudarës, largimi i barrikadave nisi edhe në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve, që është një vendbanim multietnik, ku jetojnë shqiptarë, serbë dhe boshnjakë.

    Kështu raportojnë gazetarët e Radios Evropa e Lirë nga terreni.

    Barrikada në Lagjen e Boshnjakëve është e para e vendosur brenda ndonjë qyteti në veri, që kur disa serbë lokalë nisën bllokimin e rrugëve më 10 dhjetor.

    Barrikadat e tjera janë të vendosura kryesisht në rrugë magjistrale që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, që lidhin Kosovën dhe Serbinë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark