×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e nënshkrimeve për peticion, kërkohet që vrasësi i 8-vjeçarit të varet në shesh

    Insajderi
    18 November 2021 - 13:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tensionet e krijuara në gjykatën e Fierit për orë të tëra nga familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, që u vra barbarisht nga fqinji i tij, kanë detyruar gjykatën të japë masën e sigurisë në mungesë për Klodian Çalamanin.

    Monstra që vrau 8 vjeçarin u dënua me “Arrest me burg”, por familjarët nuk janë të kënaqur. Ata kërkojnë që Çalamani të dënohet me varje, ndërsa ka nisur edhe firmosja e një peticioni.

    “Le të vijnë tek gjykata. Kush të jetë pro rikthimit të vendimit me varje”, tha një nga familjarët e viktimës.

    Firmosjes së peticionit iu bashkuan edhe gazetarët, si dhe qytetarë të shumtë. Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama deklaroi se është e pamundur që në Shqipëri të rikthehet vendimi me vdekje, pasi kjo bie ndesh me praktikën e BE./Gazeta SHQIP

    PETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet që
    PETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet që
    PETICIONI/ Varje, varje, varje! Nis mbledhja e firmave, kërkohet që

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark