Nis mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis mbledhja e premiumeve për sigurime shëndetësore

    Insajderi
    10 August 2016 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për fillimin e mbledhjes së premiumeve për sigurimin e obligueshëm shëndetësor nga të punësuarit dhe punëdhënësit në sektorin publik, privat dhe publiko privat në Republikën e Kosovës.

    Qeveria thotë së prioritet e ka shëndetësinë, në kuadër të realizimit të këtij prioriteti, krahas implementimit të reformës në shëndetësi, Ministria e Shëndetësisë, sipas Qeverisë, ka punuar në përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe teknike për fillimin e mbledhjes së premiumeve, detyrim ky i definuar me Ligjin për Sigurime Shëndetësore. Fillimi i mbledhjes së premiumeve do të bëhet nga data 1 janar 2017./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark