Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Sejdiu, ka thënë se nuk janë kundër demarkimit më Malin e Zi, por janë kundër për t’i falur tokë këtij shteti.
Demarkimi sipas tij, mund të bëhet më komisione tjera dhe jo me këtë komision shtetëror i cili mbronë interesat e Malit të Zi.
Nis mbledhja e protestuesve para Qeverisë
Kanë nisur të mblidhen protestues të cilët i ka ftuar që në orën 10:00 të jenë para Qeverisë së Kosovës.
Ndërkohë, deputetët e AAK-së nuk do të marrin pjesë në protestën e sotme të paralajmëruar nga Lëvizja
“Vetëvendosje”.
Kurse drejtuesit e kësaj Lëvizjeje janë nisur nga zyrat e tyre për t’iu bashkuar protestës.
Ndërkohë, në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të mblidhen deputetët, për ta mbajtur seancën e paralajmëruar./Insajderi.com