Fillon mbledhja e ZRRE-së, pritet të merret vendimi për rritje të çmimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Fillon mbledhja e ZRRE-së, pritet të merret vendimi për rritje të çmimit të rrymës

    Insajderi
    11 April 2025 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i ZRRE’së ka filluar mbledhjen ku pritet të marrë vendim sot mbi propozimin për rritjen e çmimit të rrymës për 15 për qind.

    Mbledhja ishte planifikuar të niste nga ora 10:00.

    Arsyet që ZRRE radhiti për propozimin për shtrenjtimin e çmimit të rrymës muajin e kaluar ishin ulja e prodhimit të energjisë, rritja e konsumit dhe varësia e madhe nga importet me çmime të larta.

    Vendimi për shtrenjtimin e rrymës pritet të hyjë në fuqi nga 1 maji.

    Ndërkaq, sot iniciativa ”Asnjë Cent më Shumë” ka paralajmëruar protestën e dytë nga ora 12:00 për të kundërshtuar këtë vendim.Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark