×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar

    Insajderi
    25 November 2024 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në rastin e zhdukjes së dr. Hafir Shalës, mjekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Në këtë seancë gjyqësore, prezentë janë familjarët e dr. Hafir Shalës megjithatë pala e dyshuar mungon.

    Derisa për herë të parë para të pranishmëve janë prezentë edhe katër dëshmitarë të rastit: Shaban Neziraj, Shukrije Shala, Fisnik Thaçi, Zahrije Podrimqaku.

    Hafir Shala ishte arrestuar më 10 prill 1998 nga sigurimi shtetëror serb dhe nuk dihet ende asgjë për fatin e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark