Partia Socialdemokrate dhe OVL-UÇK’ja kanë filluar protestën kundër vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, në Prishtinë.
Protesta ka filluar pranë “Hotel Sirius” në rrugën Agim Ramadani, ku pjesëmarrës u panë kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe ai i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, raporton Gazeta Insajderi.
Insajderi raportoi më herët se pjesë e kësaj proteste do të jenë edhe veteranët.
Policia e Kosovës ka vendosur kordonin para “Hotel Sirius”, teksa forcat e rendit janë parë edhe tek parkingu i hotelit.
PAMJE: