Nis protesta në Prishtinë, kërkohet që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Nis protesta në Prishtinë, kërkohet që vrasja e grave nga burrat të trajtohet si urgjencë kombëtare

    Insajderi
    01 December 2022 - 16:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist po mbanë proteste në Prishtinë për të kërkuar që vrasjet e grave nga burrat të trajtohen si urgjencë kombëtare, shkruan Gazeta Insajderi.

    Pas vrasjes së mbrëmshme të 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së, është paralajmëruar protestë, e cila tashmë ka nisur.

    Nga pamjet që ka siguruar Gazeta Insajderi, shihet se një numër i madh i protestuesëve kanë dalë në sheshin e kyeqytetit.

    Ndryshe, mbrëmë rreth orës 18:00 në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK, me tre plumba është vrarë gruaja shtazëzëne me inicialet H. M., nga një person që dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj S. H. dhe i cili ende nuk është arrestuar.

    E ndjera ishte vendosur në Klinikën e Gjinekologjisë ku pritej të lindte së shpejti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark