Nis pyllëzimi i rreth 300 hektarëve tokë pyjore – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis pyllëzimi i rreth 300 hektarëve tokë pyjore

    Insajderi
    16 October 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e tyre edhe për dy vjetët në vazhdim. Kjo po realizohet nga Agjencia Pyjore e Kosovës dhe i financuar nga Ministria e Bujqsisë.

    Sipërfaqja e përgjithshme e planifikuar për pyllëzim është 295 hektarë e ndarë në 3 Llote të ndryshme në të gjithë Kosovën. Pyllëzimi po implementohet prej dy kompanive të kontraktuara.

    Edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga Fidanishtja pyjore që gjendet në fshatin Araberd të Istogut, e që është pjesë e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Punimet janë duke u monitoruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Autoritetet Pyjore Komunale.

    Projekti vetëm për pyllëzim ka filluar me 1 tetor 2016 dhe pritet të përfundojë deri më 15 nëntor 2016, ndërsa mirëmbajtja e tyre do të bëhet deri në fund të vitit 2018.

    Po ashtu, me kërkesën e Komunës së Fushë-Kosovës, Agjencia Pyjore e Kosovës i ka ofruar një numër prej 25 mijë fidanësh falas, për pyllëzimin e një sipërfaqe prej 10 hektarë.

    Ndërsa projekti i dytë që është duke u implementuar nga APK-ja, është edhe ai i ‘Mirëmbajtjes së pyllëzimeve të realizuara në vjeshtën e vitit 2015‘‘. Edhe ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR – Agjencia Pyjore e Kosovës, dhe sipërfaqja e përgjithshme që duhet të mirëmbahet është 172 hektarë. Punimet janë duke u zhvilluar nga një kompani e vetme, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij projekti deri në fund të vitit 2017, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë./Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark