Nis seanca, Dehari i fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca, Dehari i fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike

    Insajderi
    17 May 2025 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka nisur edhe tentativa e 17-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

    Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, i ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e partive politike në nisje të seancës së sotme të Kuvendit.

    Subjektet politike, PDK, LDK, AAK kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për këtë pozitë.

    Seancat janë duke u mbajtur çdo 48 orë, por asnjëherë nuk është arritur kuorumi apo konsensusi i nevojshëm për të votuar udhëheqësen e legjislativit, çka po e mban të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve të reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark