Nis shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Nis shitja online e biletave për ndeshjen Zvicër – Kosovë

    Insajderi
    29 August 2025 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se ka filluar shitja online e biletave për sektorin e tifozëve të Kosovës në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, mes Zvicrës dhe Kosovës.

    Përballja zhvillohet më 5 shtator në stadiumin e Baselit, ku pritet një atmosferë e zjarrtë mes dy tifozërive që ndajnë lidhje të veçanta për shkak të komunitetit të madh shqiptar në Zvicër.

    Federata Zvicerane e Futbollit ka vënë në dispozicion linkun zyrtar përmes së cilit tifozët kosovarë mund të sigurojnë biletat e tyre për sektorin e dedikuar: Bli biletën këtu

    Kjo sfidë është një ndër më të rëndësishmet në rrugëtimin e Kosovës drejt Botërorit 2026, dhe pritet të sjellë emocione të mëdha brenda dhe jashtë fushës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark