
Zyrtarisht në orën 00:00 ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
E para që e nisi fushatën ishte LVV-ja, që në sheshin “Skënderbeu” tuboi dhjetëra qytetarë ku shpalosi kandidatët për kryetarë komunash.
Ndërkaq, partitë politike të tjera do të hapin fushatën gjatë ditës.
Agjenda e fushatave hapëse është si në vijim:
AAK e hap fushatën në Prishtinë, në orën 13:00; Nisma hap fushatën në Prishtinë, në orën 14:00; LDK hap fushatën në Prishtinë, në orën 18:00; PDK hap fushatën zgjedhore po ashtu në Prishtinë, në orën 19:00.
KQZ ka bërë me dije se e drejta e votës u takon 2 milionë e 69 mijë e 98 qytetarëve. Prej tyre, 43 mijë e 933 janë votues jashtë Kosovës, ndërsa dhjetëra mijëra të rinj do ta shfrytëzojnë për herë të parë këtë të drejtë.
Në garë për nivelin lokal janë 93 subjekte politike: 32 parti, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur, të gjitha të certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.